9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Çrregullimet e gjumit tek fëmijët

Më të lexuarat

Gjumi është mëshirë nga Zoti i botrave. Allahu thotë: ‘Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet). (Kur’an, 78:10)

Prandaj, dijetarët janë pajtuar që gjumi natën është shumë i rëndësishëm për shëndetin fizik.

Gjatë viteve të para të jetës, fëmija fle përafërsisht 22 orë në ditë, por ai zgjohet shpesh për shkak se është i uritur, i etur, i sëmurë apo për ndonjë arsye tjetër.

Orët e gjumit reduktohen derisa fëmija fle 10 orë kur t’i mbushë gjashtë vjet, kurse 8 orë kur të bëhet dhjetë vjeçar.

Fëmija duhet të fle për këtë numër të orëve në mënyrë që të rritet shëndetshëm pa presion nervor.

Gabimet që i bëjmë:

Vonimi i gjumit te fëmija shkakton presion nervor, veçanërisht kur i duhet të zgjohet herët për të shkuar në shkollë. Kjo do ta shpie atë në një zhvendosje të përqendrimit apo mbase do ta marrë edhe gjumi në klasë!

Disa familje kanë një orar strikt të gjumit që nuk e ndryshojnë për asnjë arsye; pavarësisht rrethanave që janë, fëmija duhet të flejë në ora 20.00. Ky është një gabim sepse nëse fëmija kënaqet duke luajtur, atëherë ai detyrohet të shkojë të flejë. Në njëfarë mënyre është një lloj keqtrajtimi dhe mungesë respketi për personalitetin e tij. Nëse fëmija shkon në gjumë i presionuar kjo do të reflektohet në gjumin e tij me ndonjë ankth që ia pamundëson një gjumë të rehatshëm.

Disa prindër e zgjojnë fëmijën e tyre të luajë me të ose kanë blerë ndonjë lodër të re për të, veçanërisht kur babai ka qenë në punë gjithë ditën dhe kjo është e vetmja mundësi që ka. Ky është një gabim, sepse prishja e gjumit të fëmijës do të jetë e vështirë që të jetë relaksues.

Disa prindër përdorin taktika frikësuese që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në gjumë. Ky është gabimi më i rëndë që bëhet nga prindërit.

Disa nëna mund t’u tregojnë tregime frikësuese fëmijëve të tyre por që do t’i frikësonte ata. Kjo ka efekt negativ në gjumin e fëmijës, në atë mënyrë se ai do të sheh ndonjë ëndërr të keqe apo t’ia çrregullojë gjumin e tij.

Disa prindër i’u japin fëmijëve të tyre që të pinë ndonjë lëng apo ujë, sidomos pak para gjumit. Si pasojë, kjo do t’ia mundësojë fëmijës ta lag shtratin.

Fëmija duhet të mësohet të fle i vetëm në një moshë të hershme. Disa familje lejojnë që fëmija të fle me prindër apo nënën deri në moshën gjashtë vjeçare. Ky është një gabim serioz, sepse e bën fëmijën të rritet i varur tek të tjerët dhe i shqetësuar.

Prandaj, ne i këshillojmë prindërit që t’i mësojnë fëmijët e tyre të flejnë vetëm. Kjo vetmi e tyre duhet të shfaqet në vitet e para të jetës së tyre, nga viti i parë, ashtu që do të mësohen me këtë.

Së fundi: e vërejmë që shumë probleme me të cilat ballafaqohen fëmijët janë:

– të lagurit në shtrat

– frika nga errësira

– bërtitja në gjumë

– gjumi në klasë

– pamundsia për t’u fokusuar apo mosshkuarja fare në shkollë

Që të gjitha këto shkaktohen nga gjumi i çrregulluar dhe shqetësimi.

islamicfinder.org

Përktheu: Safet Pllana

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit