2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kur perëndimi vidhte zbulimet shkencore të muslimanëve!!

Më të lexuarat

Një studiues gjerman thotë: Perëndimi thjesht vodhi shkencën e muslimanëve dhe ia atribuoi atë vetes në vjedhjen më të madhe në historinë e shkencës ….

Në serinë Bota e Mrekullive, prezantuar nga televizioni Gjerman (kanali gjerman RTL), u diskutua një temë në lidhje me civilizimin Islam në fushën e shkencës.
Nga gjërat e mahnitshme në këtë film, është fakti se ai njihte zhvillimin e madh teknologjik të dëshmuar nga civilizimi Islam gjatë shumë shekujve.
Një nga studiuesit në këtë film thotë: “Rreth një mijë vjet më parë, bota Islame ishte shumë e zhvilluar, ndërsa Evropa po jetonte në një gjendje prapambetjeje dhe injorance. Muslimanët zhvilluan literaturë shkencore, zbulime dhe shpikje. Në fushën e mjekësisë, muslimanët ndiqnin metodat shkencore dhe medicinale si dhe kryenin operacione kirurgjikale, ndërsa Perëndimi ndiqte ende metodën e magjisë për shërimin.
Në fushën e inxhinierisë, ata shpikën orë me preçizitet shumë të lartë dhe metoda lufte tepër të avancuara … Ideja e parë e raketës, idea e parë e tankut … kodi i parë sekret dhe metoda e parë e një brave që funksionon me kod sekret … dhe të tjera si këto.
Gjëja dalluese është se studiuesit muslimanë përdorën metodën e dokumentimit shkencor, kështu që ata vendosnin emrat e referencës në të cilën i mbështetën studimet dhe librat e tyre.
Ajo që perëndimi bëri, ishte thjesht – siç thotë studiuesi gjerman në film – se ata i vodhën këto shkenca pasi muslimanët u mundën dhe pësuan disfata. Ata zhdukën emrat e autorëve dhe ia atribuan këto shkenca, zbulime dhe shpikje vetvetes.
Studiuesi vazhdon: “Pa dyshim që kjo konsiderohet vjedhja më e madhe në historinë e shkencës!!!
Shumë studiues kanë marrë zbulimet e muslimanëve dhe ia kanë atribuar ato vetvetes … Mënyra më e lehtë për të vjedhur dijen është ta marrësh librin dhe ta riprodhosh fjalë për fjalë, por duke fshirë emrin e autorit origjinal dhe të vendosësh emrin tënd në të!
Fraza që më tërhoqi vëmendjen në këtë film dhe në shumë dokumentarë për civilizimin e muslimanëve, është se: “Ky hap i madh shkencor që muslimanët bënë në fushën e shkencës, ka luajtur një rol tejet të madh, pa të, civilizimi i Perëndimit nuk do të kishte lindur!”
Gjëja më e rëndësishme është që këto shkenca dhe zbulime erdhën si rezultat i mësimeve të Kur’anit!! Kur’ani inkurajon shkencën, dijen dhe zbulimin.

Projekti i parë i pompës që punon për të ngritur ujë, u realizua gati një mijë vjet para, ajo ishte model i një shkencëtari musliman

Një hartë e botës, e njohur një mijë vjet më parë -me një saktësi goxha të mirë- u realizua nga një dijetar musliman.

Personi i parë që ideoi shpikjen e një makine fluturuese, ishte një shkencëtar mysliman!!

Filxhanët e kafesë .. Furçën e dhëmbëve .. Spitalet .. Çerdhet .. Universitetet dhe arsimin akademik .. Mikro operacionet .. Aeroplanë dhe raketa … Kompjuterin … Biçikletën, shampon, aparatin fotografik, madje edhe shahun… transfertat bankare dhe vetë bankat… janë shpikje islame ..
Edhe algjebra, optika, sfericiteti i tokës dhe shumë shkenca moderne … themelet e të cilave u vunë nga muslimanët!
Sigurisht, që një gjë e tillë u shfaq si një befasi për Perëndimin në momentin kur së fundmi u shfaq një ekspozitë në Muzeun Shkencor të Londrës me titull 1001 Shpikjet Islame … me 1000 vjet histori të harruar të shpikësve muslimanë.

Ajo që ka bërë Perëndimi është thjesht se ka tregtuar veten si autor i zbulimeve shkencore dhe se Islami është fe e prapambetjes, injorancës dhe terrorizmit…
Por rezultati ishte i kundërt me atë që Perëndimi kishte planifikuar, pasi numri i të konvertuarve në Islam po rritet në masë…
Aq i madh është ky konvertim, saqë ka raporte perëndimore që paralajmërojnë për “rrezikshmërinë” se Islami do të dominojë Evropën në dekadat e ardhshme, sepse Islami është feja me përhapjen më të shpejtë!
Prandaj, ne nuk do të habitemi nëse mësojmë se ajeti i parë i shpallur Profetit Fisnik ishte: “Lexo në emër të Zotit tënd që krijoi gjithçka”. El-Alak: 1. Ndërsa ajeti i fundit që iu shpall Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi të ishte: “Dhe kini frikë ditën kur do të ktheheni tek Zoti, atëherë secili shpirt do të shpërblehet me atë që fitoi dhe atyre nuk do tu bëhet padrejtësi”. El-Bekare: 28.
Mefitoni bashkë me mua shkëlqimin e Islamit, ku fjala e parë që u shpall ishte (Lexo) një referencë që tregon për diturinë, dhe fjala e fundit që u shpall ishte (Atyre nuk do tu bëhet padrejtësi), një referim që tregon për drejtësisënë.
Ky është Islami, të cilin mund ta përmbledhim në dy fjalë: shkencë dhe drejtësi…
Dijetarët muslimanë paraqitën zbulime shkencore, të cilat ishin atribut dhe pronë e tyre, por nga ana tjetër ishin dhe të drejtë në referenca.
Kur shkencëtari musliman merr informacion nga libri i Aristotelit, ai tregon se ku e ka marrë atë, ndërsa shkenca e civilizimit Perëndimor ështe e bazuar në vjedhje dhe padrejtësi. Ata vodhën përpjekjet e të tjerëve dhe ishin të padrejtë, sepse nuk ia atribuuan atyre, por më tepër vetvetes. Padyshim që ky është një mashtrim i qartë.


Abdudaim el Kihejl
Përktheu: Bledar Haxhiu

Referencat

1-http://en.wikipedia.org/wiki/Al-Jazari

2-http://en.wikipedia.org/wiki/Islamic_Golden_Age Campbell, Donald – Mjekësia Arabe dhe Ndikimi i saj në Mesjetë – 2001.

3-http://www.youtube.com/watch?v=jD0HEFtCKRA

4-http://www.youtube.com/watch?v=WnaLz2jjHl8

5-http://www.youtube.com/watch?v=OQuw_HXTAy8
6-http://www.youtube.com/watch?v=Psak4bBL7ek
7-http://www.youtube.com/watch?v=gD7SAjUx-6A

8-http://www.youtube.com/watch?v=ra4clJiO0pQ
9-http://www.independent.co.uk/news/science/how-islamic-inventors-changed-the-world-469452.html
10-http://edition.cnn.com/2010/WORLD/meast/01/29/muslim.inventions/

11-http://www.muslimherorage.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit