9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Obama për hipokrizinë: Sa vëmendje mori nëndetësja dhe sa anija me migrantë

Më të lexuarat

“Vëmendja që aq shumë më e madhe po i kushtohet nëndetëses turistike Titan sesa anijes me emigrantë që u fundos në Greqi, është ‘e neveritshme'”, thotë Obama duke kritikuar mediat perëndimore.

Ish-presidenti i ShBA-së Barack Obama kritikoi të enjten hipokrizinë e mediave perëndimore në lidhje me emigrantët dhe veçanërisht në lidhje me rastin e fundosjes së fundit të anijes me emigrantë pranë Greqisë jugperëndimore, ku të paktën 82 persona humbën jetën.

“Fakti që po i kushtohet më shumë vëmendje nëndetëses turistike me 5 persona, e cila u zhduk në brigjet kanadeze Newfoundland, ndërsa ishte në një turne për të vizituar rrënojat e Titanikut, sesa varka me emigrantë që u fundos pranë Greqisë me deri në 700 njerëz në bord, është e neveritshme”, tha Obama gjatë një paraqitjeje në kryeqytetin grek Athinë, ku po qëndron për të marrë pjesë në konferencën “Nostos 2023” të Fondacionit Stavros Niarchos.

“Kjo është një situatë e paarsyeshme. Ndërsa, ju e dini, nocioni se ne nuk mund të bëjmë diçka për këtë thjesht nuk është i vërtetë. Ne e dimë se mund të bëjmë gjëra për këta njerëz”, tha Obama duke iu referuar fluksit të emigrantëve në vendet e zhvilluara.

AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit