1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Akuzon Borrellin se po punon kundër Kosovës, zyrtarja e BE-së: Dorëhiquni para se të bëni më shumë dëm!

Më të lexuarat

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, për qasjen e tij ndaj Kosovës.

Schneeberger, përmes një postimi në Twitter, ka akuzuar Borrellin se po e përkëdhel Serbinë derisa po kryen krime jashtë territorit të saj, duke iu referuar kidnapimit të sotëm të tre policëve të Kosovës.

“Zoti, Josep Borrel, ju dëshironi ta sanksiononi një shtet nga i cili janë kidnapuar tre policë nga njësitë e Serbisë, por se këtë të fundit e përkëdhel derisa kryen krime jashtë territorit të saj”, ka thënë zyrtarja e BE-së, transmeton Telegrafi.

“Dorëhiquni para se të bëni më shumë dëm. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo forcojnë autokratët”, ka shkruar Schneeberger.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera, nëse Qeveria e këtij vendi nuk i përmbush kërkesat ndërkombëtare.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, ka thënë Stano në një konferencë për media.

Sipas tij, masat e marra ndaj Kosovës nuk janë sanksione apo masa kufizuese në aspektin klasik.

Stano ka thënë se masat janë të përkohshme, dhe janë përgjigje ndaj “dështimit” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të marrë hapa konkretë dhe të menjëhershëm për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

Disa burime diplomatike i kanë thënë të martën Radios Evropa e Lirë se, Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit