5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Forcat izraelite plagosin rëndë një foshnjë palestineze në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

Shërbimi mjekësor i urgjencës izraelite tha se gjendja e vogëlushit është ende e rëndë dhe e paqëndrueshme, ndërsa ushtria ende nuk ka komentuar mbi incidentin dhe arsyen e të shtënave

Një baba palestinez dhe foshnja e tij dyvjeçare u plagosën nga forcat izraelite gjatë një bastisjeje në fshatin Nabi Saleh, në veriperëndim të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu.

Duke folur për agjencinë palestineze të lajmeve Wafa, aktivisti Bilal Tamimi tha se forcat izraelite të enjten mbrëma mbyllën hyrjen e fshatit dhe hapën zjarr ndaj një automjeti duke shkaktuar lëndime tek babai dhe fëmija i tij, i cili u plagos rëndë në kokë.

Ai shtoi se vogëlushi dhe babai i tij u dërguan me urgjencë në një spital në vendbanimin e afërt izraelit Neve Tsof nga një ambulancë izraelite.

Vogëlushi më vonë u transferua në një spital në Izrael me helikopter për shkak të gjendjes së tij të rëndë, ndërsa babai, lëndimi i të cilit ishte mesatar, u transferua në një spital në Ramallah.

Shërbimi mjekësor i urgjencës izraelite tha se gjendja e vogëlushit është ende e rëndë dhe e paqëndrueshme, ndërsa ushtria ende nuk ka komentuar mbi incidentin dhe arsyen e të shtënave.

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit për shkak të bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze.

Sipas shifrave palestineze, mbi 155 palestinezë, duke përfshirë më shumë se 20 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti. Të paktën 20 izraelitë janë vrarë gjithashtu në sulme të veçanta gjatë së njëjtës periudhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit