Mbështetës të Presidentit Erdoğan janë mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, duke festuar për fitoren e presidentit turk në zgjedhje
Fitorja e presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, në zgjedhjet presidenciale është festuar edhe në Shqipëri, raporton Anadolu.
Mbështetës të presidentit Erdoğan janë mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, duke festuar për fitoren e presidentit turk në zgjedhjet presidenciale në Türkiye.
Me flamuj të Türkiyes dhe Shqipërisë në duar dhe me automjete, është shprehur mbështetja për rizgjedhjen e presidentit Erdoğan.
Sipas të dhënave të Këshillit Suprem Zgjedhor (YSK), Recep Tayyip Erdoğan është rizgjedhur president i Türkiyes në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.