3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kurti i uron fitoren presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Më të lexuarat

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar fitoren e Recep Tayyip Erdogan, i cili do ta drejtojë Turqinë edhe për një mandat tjetër.

Në një shkrim në Twitter, Kurti tha se pret thellim të mëtejmë të bashkëpunimit me Turqinë.

“Urimet e mia të sinqerta për Presidentin Erdogan për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Duke pritur për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh strategjik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti.

Më herët edhe presidentja Vjosa Osmani ka uruar Erdoganin.

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Recep Tayyip Erdogan për fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëhiqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të vazhduar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani në Tëitter, përcjell Telegrafi.

“Le të vazhdojë të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Turqisë”, tha Osmani.

Kreu i këtij këshilli, Ahmet Yener, zyrtarisht shpalli rezultatin zgjedhor, duke thënë se Erdogan ka fituar 52.14 për qind të votave.

“Edhe nëse të gjitha rezultatet që ende nuk janë futur në sistem shkojnë për kandidatin tjetër, rezultati nuk do të ndryshojë”, tha ai.

Më 99.43 për qind të votave të numëruara, rivali i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu, ka fituar 47.86 për qind të votave, shtoi Yener.

Më herët, Erdogan tha se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit