-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Tregues të trishtueshëm islamofobie në Austri

Më të lexuarat

Vendlindja e Hitlerit, me mbi 1300 sulme anti-myslimane në 2022

Vitin e kaluar, Austria regjistroi 1,324 incidente në lidhje me racizmin anti-mysliman dhe islamofobinë, sipas Raportit mbi Racizmin Anti-Musliman për vitin 2022.

Sipas një raporti të publikuar nga Qendra Austriake e Dokumentacionit dhe Këshillimit për Myslimanët, shumica e sulmeve kanë ndodhur në platforma dixhitale.

Raporti theksonte se 15.2 për qind e të ekspozuarve ndaj racizmit anti-mysliman, sulmeve verbale dhe fizike ishin burra, ndërsa dy herë më shumë, 40.2 për qind, ishin gra.

Rreth 92 për qind e sulmeve në platformat dixhitale ishin gjuhë urrejtjeje kundër Islamit dhe myslimanëve, ndërsa pesë për qind ishin nxitje.

Ndërsa 81.6 për qind e sulmeve u regjistruan në platformat online, 38.9 për qind ndodhën në fusha të ndryshme të jetës shoqërore në Austri, ku jetojnë rreth 700,000 myslimanë.

Numri më i madh i incidenteve raciste është regjistruar në kryeqytetin e Vjenës.

Selime Ture nga Qendra për Dokumentim dhe Këshillim tha se racizmi anti-musliman po bëhet “normal” në Austri.

Siç tha ajo, disa “të ashtuquajtura studime akademike” nga institucionet e njëanshme luajnë një rol kyç në këtë trend në rritje.

Toure shtoi se njohja e problemit të islamofobisë është shumë e nevojshme, sepse ajo mohohet në politikën austriake. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit