-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

REVOLUCIONI ERDOGAN

Më të lexuarat

Nga: Gjeneral Fayez al Duveyri..(KSA)
Shqipëroi: Eduart Hekuran Thartori

Do tia rekomandoja këtë shkrim si atyre që e përkrhahin Erdoganin, gjithashtu edhe kritikëve të tij.

Erdogan ka arritur që ta zëvendësojë laicizmin e Ataturkut shtypës të fesë, në një Laicizëm liberal dhe asnjanës.
Le të jemi realistë.. Erdogan nuk është Magjistar indian, që ka koshin e tij dhe arrin ti mbledhi të gjithë gjarpërinjtë. Pastaj me një fyell të arrijë ti bëjë të kërcëjnë. Ndoshta në një Grusht Shteti të ardhshëm Erdogan mund të rrëzohet.. Ndoshta mund ta rrëzojnë atë nëpërmjet zgjedhjeve.. Ose, ose, thjesht ndikon faktori Biologjik, Vdekja, që të gjithë e kemi Hak. Por Erdogan sot ka arritur të mbyllë kapitullin e fundit të Revolucionit të tij. Ai ka vendosur tullën e fundit në konstruktin e Shtetit të ri Turk.
Ajo cfarë ka bërë Erdogan është revolucion, nëse shohim rezultatet e saj. Por asaj i mungojnë metodat e dhunshme, për ta quajtur një revolucion ashtu si e konceptojmë ne.
Pasi sic e dijmë Revolucionet, janë shpërthime protestastash gjigande në rrugë, ndoshta edhe përplasje e armatosur, për të rrëzuar një regjim të vjetër, e për ta zëvendësuar atë me një regjim të ri, që do të ndryshojë nga i pari, politikisht, sociologjikisht, dhe ekonomikisht. Zakonisht revolucionet ndodhin me ndryshime shumë të dhimbshme, që lodhin deri në vdekje fuqinë e një vendi. Madje kemi parë se disa të tillë kanë cuar deri në coptimin e vendit dhe kthimin pas për shumë dekada.
Mirpo Erdogan arriti ta bëjë këtë ndryshim të madh,, pa e kaluar këtë fazë dhimbjesh të rrezikshme. Pa operacione vdekjeprurëse, që nëse do të dështonin, mund të sillnin vdekjen e trupit, në këtë rast të Vendit.
Turqia është transferuar nga një shtet i faliimentuar ekonomikisht, në një shtet që jep borxhe të tjerëve. Shtet që radhitet bindshëm mes shteteve më të zhvilluara ekonomikisht.
Ky lloj zhvillimi nuk erdhi dje, me gjetjen e burimeve të gazit apo të naftës, apo lëndëve të para, me të cilat Turqia është shumë e pasur.
Por erdhi me një zhvillim shkencor, ekonomik, teknologjik të vërtetë dhe me këmbë në tokë.
Nga ana politike, Erdogan, arriti ti japë fund epokës së sundimit të rendit ushtarak.
Pasi –sic e dijmë- në Turqinë para Erdogan, njeriu që udhëhiqte vendin dhe vendoste për fatet e tij, ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura. Por Erdogan arriti ta nxjerrë ushtrinë jashtë zyrave të qeverisjes. Duke mos i dhënë asnjë mundësi që Ushtria të ketë ndikim në politikë. Këtë ai e bëri nëpërmjet fazave të lodhshme dhe të vështira. Në ato faza Erdogan ka ecur gjithmonë në fushë të minuar. Derisa më në fund arriti ta shndërrojë ushtrinë nga një forcë shtypëse ndaj lirive në vend, në një forcë të fuqishme mbrojtëse të Vendit të vet. Aty ku në të vërtetë i takon të jetë. Tashmë komanda e ushtrisë, nuk i takon më gjeneralëve ushtarakë, por i takon Presidentit të Republikës së Turqisë, i cili zgjidhet me votat e popullit të lirë.. Tashmë posti i Gjeneralit të përgjithshëm të Ushtrisë është thjesht një prej posteve ministrore (ministria e mbrojtjes), pasi ka qenë posti ku duhej të merrej bekimi i cdo presidenti të Turqisë.
Ky ndryshim jo vetëm që nuk ka ndryshuar fuqinë e efektivitetit të ushtrisë, por ai madje e ka bërë atë edhe më të fuqishme në kryerjen e misionit të saj të natyrshëm, mbrojtjen e Atdheut.
Erdogan e rrëzoi Republikën e Ataturkut plotësisht. Por këtë e bëri, duke mos thyer asnjë bust të Mustafa Kemalit(Ataturkut). Madje asnjëherë nuk doli dhe të kundërshtonte publikisht parimet e tij të Republikës..
Por gjithsesi, ai ia hoqi asaj ideologjie ujin dhe ajrin. Derisa dha shpirt vetë. Pasi e zhveshi atë dalë nga dalë nga parimet e saj. Kështu “Republika e Ataturkut” nga një ideologji shtypëse për liritë e njeriut, moniste në vizion, pushteti i vetëm në Turqi, u kthye thjesht një relike historike në Muze, dhe një folklor që e këndojnë me qef turqit sot.
Në nivelin social Erdogan, e zëvendësoi Laicizmin e Ataturkut armiqësore me Besimin e Shumicës së Popullit, në një laicizëm liberal. Për të qenë pushteti Laik i barabartë si me ata që e duan apo ata që nuk e duan Fenë. Ai e respektoi Laicizmin, por nuk lejoi shtypjen dhe keqtrajtimin me të cilët vuante më parë Islami dhe muslimanët në Turqi. Fillimisht ai ndryshoi Doktrinën Shtetërore, ku Ataturku nuk është Zoti që vendos kënd duhet të besojmë ose jo. Pastaj edhe sjelljet sociale në popull.
Erdogan kuptoi se Islami nuk ka nevojë për një Qeveri të fortë që ta përkrahi për të triumfuar, as për ligje që ta mbrojnë. Islami ka nevojë thjesht për lirinë që i takon cdo njeriu ta ketë. E pastaj lulëzon vetë në zemrat e njerëzve. Kështu Erdogan me kujdesin më të madh, anulloi ligjet që shtypnin besimin e njerëzve në Islam.
Erdogan nuk i zhduku shtëpitë Publike, por ndërtoi shumë medrese islame.
Nuk e nxorri jashtë ligjit ateizmin, por lejoi kurset e mësimit të Kuranit dhe hapi dyert i pakushtëzuar, ndaj zhvillimit dhe shkencës.
Erdogan nuk e obligoi Shaminë për femrën Muslimane, -si kundërpeshë e diktaturës së mëparshme që e ndalonte-. Përkundrazi, i dha mundësi femrës me shami që të shkollohen në të gjitha nivelet arsimore, deri në Universitete dhe pasuniversitete.
ERDOGAN THJESHT LIROI NGA PRANGAT ISLAMIN, POR NUK E PRANGOSI EDHE LAICIZMIN.
Lejoi që vlerat, idetë dhe besimet e të gjithëve të kultivohen lirshëm në shoqëri. Kështu shpirti i Islamit nisi përsëri të ringjallë trupin e një populli të madh si turqit.
KY PRA ËSHTË THELBI I REVOLUCIONIT QË BËRI ERDOGAN. PA SHKREPUR ASNJË PLUMB.
..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit