2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

LUTJE E ÇUDİTSHME..

Më të lexuarat

Jetonim në një shtëpi me Qera. Kishim vite kështu.
Ishte fillimi i muajit të Ramazanit. Kthehem nga puna dhe në İftar ishim të gjithë në Tavoline, unë, gruaja dhe fëmijët.
Kur dëgjoj gruan te lutet pak para Iftarit, bashkë me të edhe fëmijët përsërisnin.
O ALLAH NA JEP NJË SHTËPI, PRONË TONËN. KU PARA SAJ TË KALOJË NJË LUM.
Edhe fëmijët përsërisnin të njëjtën lutje.
Unë qeshja me ta dhe I thoja: Hë tani, cfarë është kjo lutje. Ne jetojmë në Rijad (Arabia Saudite) ku ka lumenj këtu?
-Po mirë more burrë, ma priti gruaja. A është Allahu I Plotfuqishëm për gjithçka?
Po, I thashë sigurisht.
-A ka thënë, lutmuni vetëm Mua dhe do tju përgjigjem?
-Edhe kjo është e vërtetë I thashë.
-Epo mirë, më tha. Unë lutem si të dua dhe sa të dua. Ti çfarë problemi ke?
Unë qesha dhe vazhdova. Dakord pra lutuni si të doni.
Ndërsa në mendje thoja, edhe po ia plotësoi Zoti këtë lutje, kjo do të ndodhë në Xhenet. Por kjo e bekuara po e kërkon në këtë botë.
Kaloi gjithë muaji I Ramazanit dhe I njëjti Avaz, para iftarı.
O ALLAH NA JEP NJË SHTËPI TONËN QË TË KETË LUM PËRPARA.

Erdhi Bajrami, u falëm të gjithë dhe po shkonim tek shtëpia.
Përpara më del një burrë. Nuk e njihnim.
-Ndalo pak më tha. Ndalova.
-Nuk e di pse, por dua të bëj një punë të mirë sot më tha. Kam dy shtëpi. Njëra është bosh dhe tjetra është e imja dhe e dy prindërve të mi. Jetojmë bashkë. Dua ta shes atë shtëpi dhe do ta jap fal fare. Nuk e dua për fitim. Me këtë rast ndihmoj njerëz që kanë nevojë. Për para nevojë nuk kam. Ti nëse nuk ke sot para, nuk ka problem kur të duash mi jep. E po nuk munde, ti kam falur.
Nusja nisi të qajë. Unë u turbullova krejt.
Nejse. Bëmë si bëmë dhe I mblodhëm ca para borxh, mirpo nuk ishte as një e dhjeta e vlerës së shtëpisë. Ia dhamë ato dhe ai tha: Mjafton. Ta gëzoni shtëpinë e re.

Aty e humba fare. Duaja ishte plotësuar.
Por prit pak, duaja ishte plotësuar vetëm gjysma e saj. Po lumi ku ishte? E ku ka lumenj në shkretëtirat e Arabisë Saudite?
Këtu vendosa të pyes Hoxhën në Xhaminë që e kishim përballë shtëpisë tonë të re.
I tregova historinë nga fillimi dhe ai nisi të qajë.

Po lumi ku është more Hoxhë I thashë?
-Ja ku është lumi mor burrë, më tha. A nuk e ke dëgjuar Pejgamberin a.s që thotë: Nëse kalon një LUM para shtëpisë tuaj dhe laheni aty pesë herë në ditë. A ju mbetet më gjynah?
Kështu është edhe shembulli I Namazeve për njeriun. Dhe Xhamia është ai lumi ku ju laheni pesë herë në ditë dhe gjynahet pastrohen.

Nuk dija më të thosha asgjë.
Ndërsa kur ia tregova gruas, ajo me gjithë zemër ia dha një zëri : ELHAMDULILAAAAH SA I MADH JE MORE ZOT..

Shqipëroi: Eduart Thartori..

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit