1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Enveri vdiç, por FEJA e ZOTIT të cilën ai e luftoi mbeti gjallë!

Më të lexuarat

Enveri vdiç, por FEJA e ZOTIT të cilën ai e luftoi mbeti gjallë!

Diktatori komunist-Enver Hoxha, në vitin 1967 kur e shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë, në një dokument sekret pat shkruar:
” Në shumë rrethe është intensifikuar lufta kundër fesë, dhe me qëllim që kjo luftë të bëhet pa gabime dhe më me sukses, u pa e novojshme që të jepen orientimet e mëposhtme:
1.Feja është opium i popujve, këtë duhet të bëjmë çmos që ta kuptojë çdo njeri, edhe ata që janë të helmatisur, e të cilët ne duhet ti ç’helmatisim….kjo nuk është punë e lehtë, por as edhe a pamundur.
2.Ne nuk u kemi lënë as edhe një shkollë, qoftë edhe të ulët për të nxjerrë klerikë, për të interpretuar doktrinën e tyre fetare, kështuqë ata kanë shteruar dhe do të shterojnë.
3.Sa i përket shtypit të librave të dogmave të tyre, kjo ka vdekur me kohë për ta.
4.Myslimanët as kanë e as nuk mund të këndojnë dot ndonjë Kuran të vjetër, sepse ai është në arabisht…..
5.Xhamitë, disa prej tyre i kemi shndërruar në muze e disa i kemi bërë depo…”
(Këto ishin planet dhe ëndrrat e tij)

Ndërsa, pamjet mahnitëse të qytetit të Tiranës nga ky Bajram na rrëfejnë se diktatorët e luftuesit e FESË, vdesin e harrohen, ndërsa feja e Zotit mbetet përjetësisht.!

Zoti ynë, Ty të takon falënderimi!

Hoxhë Driton Arifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit