Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj.
Tashmë janë hapur edhe qendrat e votimit në këto komuna. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues.
Situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë. Kur kanë kaluar tre orë nga hapja e qendrave të votimit, vërehet numër jo i madh i qytetarëve, të cilët po dalin për ta ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Policia e Kosovës gjithashtu po qëndron afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.
KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.