9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Kryeimami Sahiti mori pjesë në iftarin e shtruar nga kryetari i Komunës së Suharekës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 18 prill 2023

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, mori pjesë në iftarin e shtruar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Në këtë iftar morën pjesë imamët, anëtarët e Këshillit të BI-së së Suharekës, këshilltarët e xhamive dhe xhematë të tjerë.

Kryeimami Sahiti falënderoi kryetarin Muharremaj për shtrimin e këtij iftari, duke përcjell kështu edhe urimet e Myftiut Naim ef. Tërnava për pranim të agjërimit dhe ibadeteve të bëra gjatë këtij muaji.

Më pas kryeimami Sahiti vizitoi për namaz të teravive Xhaminë Qendrore të Suharekës, ku edhe mbajti një ligjëratë para namazit për vlerën dhe rëndësinë e dhjetë netëve të fundit të Ramazanit, si dhe i priu xhematit në namazin e jacisë dhe të teravive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit