1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Delegacioni i BIK-ut përfundoi vizitën në Zvicër

Më të lexuarat

Prishtinë, më 18 prill 2023

Gjatë kohës së namazit të drekës, drejtori për Diasporë, Ekrem ef. Simnica, vizitoi xhaminë “OAZA” në Spreitenbach – Cyrih. Përfaqësuesi i BIK-ut, u prit nga imami Xheladin ef. Leka, anëtarët e Kryesisë së xhamisë dhe nga xhemati. Pas namazit, drejtori Simnica, mbajti një ligjëratë, duke dhënë këshilla të rëndësishme, si dhe i njohu ata me aktivitetet e Bashkësisë Islame në Kosovë dhe jashtë saj.

Në vazhdën e vizitave të rregullta, më 17 prill 2023, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, vizitoi për iftar xhaminë “ Sunnah” në Dietikon në Cyrih, në Zvicër, ku u prit nga imami Muhamer ef. Latifi, kryetari Qamil Xhelili, anëtarët e Kryesisë dhe nga xhemati i shumtë i kësaj xhamie.

Përfaqësuesi i BIK-ut, para namazit të jacisë mbajti edhe një ligjëratë me këshilla dhe mësime rreth dhjetëshit të fundit të muajit Ramazan, dhe natës së Kadrit.

Drejtori Simnica, në ligjëratën e tij, theks të veçantë i kushtoi punës dhe veprimtarisë së institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai me këtë rast përcolli urimet dhe përgëzimet Kryesisë të BIK-ut dhe të Myftiut Tërnava për muajin Ramazan, e në veçanti urimet për natën e Kadrit, duke lutur Allahun që të na i pranojë ibadetet dhe adhurimet që i kryejmë gjatë këtij muaji.

Gjithashtu ai përgëzoi dhe falënderoi imamin, kryetarin, kryesinë dhe xhematin në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saj dhe në emrin e Myftiut Tërnava. “Ju falënderoj për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm tuajin për institucionet tona fetaro-arsimore, Medresenë “Alauddin”, Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, Institutin e Hivzit, Shoqatën Humanitare Bamirëse “Bereqeti” etj. Mbetem me shpresë dhe premtime se xhemati jonë i mrekullueshëm në mërgatë do të vazhdojë me ndihmën dhe kontributin edhe në të ardhmen.”

Përfaqësuesi i BIK-ut këtu e përfundoi vizitën e tij në Zvicër, ku falënderoi të gjithë ata që organizuan programin e kësaj vizite, duke filluar nga udhëheqësia e KMSHZ-së, gjegjësisht kryetarin e saj, Mehas ef. Alija, sekretarin, z. Ismail Ademi, arkëtarin, z. Sami Avdyli, imamët, si dhe kryesitë e xhamive me xhematët e tyre për të gjithë respektin dhe mikpritjen në nivelin më të lartë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit