3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vetëvendosje fajëson kreun e Prishtinës për mungesën e ujit

Më të lexuarat

Vetëvendosje ka zhvilluar sot një protestë në kryeqytet kundër mungesës së ujit, për ç’gjë fajësoi kreun e komunës.

Kosova ka burime të mjaftueshme të ujit. Mirëpo, Prishtina po hyn në verën e trembëdhjetë, gjatë së cilës qytetarët po vazhdojnë të përballen me reduktime të mëdha të ujit, thanë veprimtarët e kësaj lëvizjeje.

Pushtetarët komunalë ka trembëdhjetë vjet që nuk investojnë në rrjetin e ujësjellësit. Ata nuk investojnë në ujësjellës, për arsye se investimi në këtë fushë është investim afatgjatë. E mendësia e tyre elektorale nuk sheh qytetarë me të drejta e me nevoja, por qytetarët i sheh vetëm si votues.

Pushteti komunal investon vetëm në projekte që kanë dukshmëri, e që mund të përfundohen brenda një mandati, në mënyrë që gjatë fushatës së radhës elektorale të lavdërohen me këto projekte.

Por, qytetarët e Prishtinës, kanë të drejtë dhe nevojë imediate për furnizim të rregullt me ujë! Kryetari gjatë fushatës së kaluar premtonte 24 orë ujë! E ne sot i themi: “Kryetar na thajte!”

Qytetarët e Prishtinës nuk po kanë ujë për t’i pastruar rrobat e për t’i larë enët e tyre. Edhe shishet për të pirë ujë na janë zbrazur. Prandaj, në shenjë proteste, ne Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, i kemi sjellë sot, para komunës, rrobat e papastra të qytetarëve të pakënaqur, enët e palara dhe shishet e zbrazëta. Meqenëse pushtetarët tërë kohën po thonë se janë në shërbim të qytetarëve, atëherë le të na i lajnë rrobat dhe enët, le të na i mbushin shishet me ujë, meqë ujin s’po na e sjellin në shtëpitë tona.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit