2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pse Qeveria hoqi dorë nga njohja e Kosovës nga Serbia?

Më të lexuarat

Jeton Zulfaj, këshilltar në Zyrën e Kryeministrit për çështje evropiane dhe rajonale, ka thënë se dialogu nuk ishte në listën e prioriteteve të Vetëvendosjes në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit.

Sipas Zulfajt, prandaj kjo Qeveri është shpresë për këta qytetarë për përmirësimin e jetesës.

“Në agjendën e kryeministrit, çështjet që e mbulojnë dialogun janë prezentë atëherë vetëm kur janë prezentë shtetet e treta, të themi shtetet të cilat vizitojnë dhe hapin temën e dialogut, por nëse unë i listoj të arriturat e kësaj Qeverie gjatë dy vjetëve krejt mediat do ta marrin vetëm pjesën e dialogut” – ka thënë Zulfaj.

Zulfaj më tej ka sqaruar edhe çështjen e njohjes, të cilën fillimisht Vetëvendosje e kishte në qendër.

“Nuk është se vetëm ne e kemi thënë ‘njohjen në qendër’, e ka thënë edhe Biden e të gjithë. Nuk është e re që duhet të ketë marrëveshje finale dhe me njohjen në qendër, ajo çka ndodhi dhe ne marrëveshjen duhet ta bëjmë me Serbinë, por ndryshoi oferta e cila është e arritshme për momentin” – ka thënë më tej Zulfaj në Kallxo Përnime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit