2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 5 prill 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka marrë pjesë sonte në iftarin e shtruar nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi.

Kryetari Krasniqi tha se, sonte, kisha kënaqësinë ta kem në iftar Myftiun Naim Tërrnava me bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Përafrimi dhe bashkimi mes njerëzve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit është një nga shtyllat që i jep kaq shumë vlera e dashuri këtij muaji. Uroj që frymëzimi i këtij muaji, për të bërë vepra të mira për familjen, shoqërinë e shtetin, të na përcjellë gjatë gjithë kohës” – tha kryetari Krasniqi.

Ai me këtë rast përgëzoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për punën e vlefshme në ndihmë të nevojtarëve.

“Myftiun e përgëzova për punën e vlefshme të BIK-ut në ndihmë nevojtarëve dhe e falënderova veçanërisht për mbështetjen e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha marshit paqësor për drejtësi, në solidarizim me themeluesit e UÇK-së në Hagë”.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës për iftarin tashmë tradicional, duke shprehur kështu angazhimin dhe përkushtimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e vlerave qytetare në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit