27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Vëllezërit e mi…

Më të lexuarat

Ka thënë AbduRahman ibn Jezid: Më ka thënë mua Bilal ibn Se’ad: “Më kanë thënë se muslimani është pasqyrë e vëllaut të tij, a mos sheh ndonjë të metë në çështjen time?”

Dua prej teje që të veprosh sikur Bilal ibn Se’ad. Shko deri tek vëllau yt dhe thuaj: Ma thuaj të vërtetën, a sheh ndonjë të metë në çështjen time? Kërko këshillë prej tij dhe kërko zgjidhje të problemit tënd, dhe mundohu që sa më shpejtë t’i përmirësosh gabimet tua.

Thotë Se’id ibn Xhubejri: “Allahu e mëshiroftë atë person, i cili m’i tregon të metat dhe gabimet e mia.”

Andaj, nëse të tjerët na i tregojnë gabimet tona, nuk duhet të hidhërohemi, e ta pastrojmë veten nga gabimet, por duhet t’i pranojmë ato.

Thotë Imam Dhehebiu: “Shenjë e njerëzve të sinqertë është kur të kritikohen në veten apo veprat e tyre, mos ta pastrojnë apo pëlqejnë veten e tyre, por ta qortojnë veten dhe të kërkojnë falje tek Allahu.”

Një shembull për këtë: Nëse vjen një person dhe të kritikon se ti i bën veprat për syefaqësi dhe mendjemadhësi, këtu ti qortoje veten dhe thuaj: Allahu të shpërbleftë me të mira dhe kërko falje tek Allahu. E mos u mburr me veten dhe ta kundërshtosh atë, ngase kjo është shenjë e mossinqeritetit tënd.

Hyri një person tek Ibrahim En-Nah’ij, në mexhlisin ku mbante ai ligjeratë, u ndal në derë të xhamisë dhe tha: O ti që flet dhe vepron për syefaqe. Atëherë filloi të qajë Ibrahim En-Nah’iu dhe tha: “E ke thënë të vërtetën, ti je njeriu i parë që e ke ditur emrin tim, kush ta mësoj atë? Pastaj u ngrit, hyri në shtëpinë e tij dhe e mbylli derën.”

Patjetër duhet ta qortosh veten tënde. Tha Imam Sha’biju njëherë në mexhlisin e tij: “Pasha Allahun, nëse thotë dikush: Le të del nga xhamia ai që është më i keqi prej jush, do të kisha vrapuar para të gjithë juve.”

Shejh Muhamed Husejn Jakub
Përktheu: Hoxhë Omer Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit