8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shefi i BE-së në Kosovë: Dënojmë aktin e djegies së veturave në veri, të identifikohen përgjegjësit

Më të lexuarat

Shefi i Bashkimit Evropia (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar aktin e djegies së veturave të qytetarëve të nacionalitetit serb në veri të vendit.

Szunyog përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo vepër që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi me targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë akterët përkatës”, ka shkruar ai.

Tutje ai ju ka bërë thirrje organeve të zbatimit të ligjit që të identifikojnë dhe ndjekin përgjegjësit e këtyre veprave. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit