1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Në kohen kur në gjithë Evropen ekzistonte vetëm një civilizim!

Më të lexuarat

Atë kohë, ekzistonte vetëm një civilizim në të gjitha pjesët e Evropës, civilizimi islamik andaluzian ose arab. Të gjitha pjesët e Evropës ishin të pazhvilluara, të pa arsimuara dhe të mbuluara nga një gjum i thellë, përveç Andaluzisë. Dhe kështu vazhdoi për pesëqind vjet: domethënë, nga shekulli i tetë deri në shekullin e 12-të ose trembëdhjetë. Në të vërtetë, rilindja e Evropës, duke filluar në shekullin e trembëdhjetë, u mbështet mbi supet e përkthimeve arabe në Kordoba, Toledo etj. Qytetërimi i krishterë evropian më vonë e tejkaloi civilizimin arab-islam, por jo para kësaj. Në hijen e sundimit të Abd al-Rahmanit III, të gjitha qytetet e Andaluzisë si Sevilja, Toledo, Granada, Valencia dhe Malaga u shndërruan në fenerë civilizimi. Qytetet e Evropës që më vonë e mahnitën botën, nuk vlenin asgjë në krahasim me këto metropole të shkëlqyera andaluziane. A e dimë, për shembull, se popullsia e Parisit në atë kohë nuk ishte më shumë se dy mijë banorë?! Ndërsa Kordoba ishte mbi një milion banorë! Parisi, që magjeps botën sot, ishte një fshat i prapambetur në krahasim me kryeqytetin botëror dhe Andaluzinë e prosperuar: Kordoba. Në këtë kuptim, Kordova ishte trashëgimia kulturore e Athinës dhe Romës dhe gjatë epokave të tyre të prosperuara. Ajo ishte Kryeqyteti i botës në shkencë, mendim, letërsi, arkitekturë, filozofi dhe civilizim. Abd al-Rahman III e konsideroi Islamin një fe universale, e përshtashme jo vetëm për myslimanët. Biblioteka e tij thuhet se kishte më shumë se treqind mijë libra! Ajo ishte biblioteka më e madhe në botë në atë kohë. Po, sundimtarët e arabëve dhe muslimanëve në atë kohë ishin studiues dhe filozofë në të njëjtën kohë, ose më e pakta pëlqyenin shkencën dhe filozofinë. Ata ishin të interesuar për shkencat e ndryshme dhe jo vetëm për shkencat fetare. Ata gjithashtu ishin të interesuar për shkencat e aplikuara ose praktike të dobishme për bujqësinë, industrinë dhe prosperitetin e jetës njerëzore. Ata shpikën sistemin e ujitjes që përdorën evropianët pas tyre me shekuj.

Abd Al-Rahman III
the first cordoban caliph
Maribel Fierro
One world Publications New York, London 2006

Marre nga Andaluzia Islame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit