-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

ZRRE-ja vendos që rryma të shtrenjtohet rreth 15 për qind, nga 1 prilli hyjnë në fuqi tarifat e reja

Më të lexuarat

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja për energjinë elektrike.

Duke filluar nga 1 prilli, rryma do të shtrenjtohet për rreth 15 për qind bazuar në këto tarifa.

Ky Bord është duke vazhduar ta mbajë mbledhjen e thirrur për sot, gjë që është paralajmëruar një konferencë për medie.

Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.

“Drafti për rritje është rreth 14 për qind, propozimi i stafit, mirëpo ende nuk është bërë vendim. Por, pritet që brenda këtij muaji me u shndërrua në vendim. Kështu që propozimi nga ana e stafit është rreth 14 për qind. Ne duhet edhe një herë t’i shqyrtojmë komentet, pasi t’i shqyrtojmë ato dalim me përgjigje ndaj këtyre komenteve me një raport final edhe pastaj shndërrohet në vendim”, ka deklaruar kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu duke shtuar se janë në pritje të komenteve nga institucionet dhe organizatat relevante me qëllim që të merret vendimi.

Një vendim i tillë ka pasur kundërshtime nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë. Po ashtu, Zyra e Presidencës së Kosovës kishte theksuar se është kundër rritjes së tarifave në këtë periudhë.

“ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar”, thuhej në dokumentin që ishte siguruar nga Telegrafi.

Kujtojmë se ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kWh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj.

Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit