1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Civilët në Idlib hyjnë në muajin e Ramazanit me vështirësitë e shkaktuara nga tërmetet

Më të lexuarat

Civilët në Idlib e presin Ramazanin mes pamundësive financiare si pasojë e papunësisë që ka sjellë lufta e brendshme. Në rajonin ku jetojnë miliona civilë, ka patur shembje të mëdha nga tërmetet më 6 shkurt

Civilët në qytetin Idlib në veriperëndim të Sirisë, do të hyjnë në muajin e Ramazanit larg shtëpive të tyre dhe nën hijen e vështirësive të shkaktuara nga pamundësitë financiare dhe tërmeteve të ndodhura më 6 shkurt me qendër në Kahramanmaraş.

Civilët në Idlib po e presin Ramazanin mes pamundësive financiare si pasojë e papunësisë që ka sjellë lufta e brendshme.

Në rajonin ku jetojnë miliona civilë, ka patur shembje të mëdha nga tërmetet më 6 shkurt me qendër në Kahramanmaraş.

Të evakuuar nga vendet e tyre edhe për shkak të sulmeve nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit dhe mbështetësve tij, civilët përjetojnë pikëllimin që do të kalojnë edhe një Ramazan tjetër larg shtëpive të tyre në tenda të improvizuara.

Familjet që jetojnë nën kthetrat e varfërisë dhe papunësisë, e kanë të lidhur jetën me ndihmat humanitare.

“Nuk kemi mundur të bëjmë ndonjë përgatitje për Ramazan, çdo gjë u shtrenjtua shumë”

Felek Allush, të cilës i është shembur shtëpia për shkak të tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş, në një prononcim për Anadolu tha se përgatitjet që kishte bërë për Ramazanin i kanë mbetur nën rrënoja.

Allush u largua nga sulmet e forcave të regjimit të Asadit dhe para 4 vitesh u vendos në fshatin Zerdene në veri të Idlibit. “Ndërtesa ku jetonim u shemb si pasojë e tërmetit. Në shtëpinë tonë edhe pse pak, kisha bërë disa përgatitje për Ramazan, por çdo gjë iku me shembjen e ndërtesës. Nuk kam mundësi financiare që të bëj sërish përgatitje për Ramazan”.

Ajo tha se për shkak se shtëpia e tyre është shembur, jetojnë 8 persona në një tendë. “Allahu na ndihmoftë. Nuk kemi fuqi për të rikthyer ata që kanë ikur. Nuk kemi mundur të bëjmë ndonjë përgatitje për Ramazan. Çdo gjë u shtrenjtua shumë”, tha Allush.

“Nuk kemi para të blejmë as edhe një qese bukë”

Ndërsa Hatice Ahmed e cila u zhvendos me detyrim për shkak të sulmeve intensive që regjimi i Asadit kreu ndaj fshatit Iyis në jug të Halepit 5 vite më parë, shpjegoi se nuk ka mundur të bëjë ndonjë përgatitje për Ramazan dhe se askush nuk i ka ndihmuar.

Ahmed tha se në tendën e saj nuk ka asnjë produkt ushqimor. “Të gjithë ata që jetojnë në kamp janë të varfër. Allahu i ndihmoftë njerëzit. Nuk kemi para të blejmë as edhe një qese bukë. Nuk kemi para për të bërë përgatitje. Në Ramazan kemi nevojë për perime, kos dhe produkte të tjera ushqimore”, tha ajo.

Halidiye Neyif e cila pasi ka migruar si pasojë e sulmeve është vendosur në kampin Nur në veri të Idlibit thotë se nuk ka mundur të blej gjëra për Ramazan.

Neyif e cila është nënë e një fëmije tha se ka humbur bashkëshortin në sulmet e regjimit të Asadit. “Frutat, perimet dhe produkte të tjera për mëngjes janë të shtrenjta. Nuk e di se si do ta plotësoj pjatën me sallatë për fëmijët”, tha ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit