-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Qeveria e korruptuar puçistit Sisi në Egjiptit jep dorëheqjen

Më të lexuarat

Presideni egjiptian i ardhur në detyrë me anë të puçit ushtarak, Abdulfettah es-Sisi ka pranuar dorëheqjen e qeverisë së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për shtyp nga Presidenca egjiptiane thuhet se Kryeministri i Egjiptit, Ibrahim Mihlib pas mbledhjes së qeverisë mëngjesin e sotëm i ka dorëzuar Presidenti aktin e dorëheqjes të kabinetit të tij Presidentit Sisi.

Ndërkohë që Presidenti i vendit ka pranuar dorëheqjen e qeverisë thuhet se Sisi ka ngarkuar Ministrin e Burimeve Natyrore dhe Hidrokarbureve Sherif Ismail dhe i ka kërkuar atij që brenda javës të formojë qeverinë e re.

Kabineti i Ibrahim Mihlib u gjend në pozitë të vështirë pas dyshimeve për korrupsion të Ministrit të Bujqësisë. Ndërkohë pas arrestimit të këtij Ministri në sheshin Tahrir frika për përhapje të kësaj dukurie tek Ministrat e tjerë çoi kabinetin e Mihlib në dorëheqje.

Nga ana tjetër kohët e fundit krahas Ministrit të Bujqësisë, Hilal sipas mediave vendase dyshohet se edhe Ministri i Vakfeve, Muhammed Muhtar Cuma është përfshirë në një skandal ryshfeti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit