15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

MOS E MBULONI TË VËRTETEN ME TË PAVËRTETËN

Më të lexuarat

Allahu i madheruar thote: “Mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetën! Në këtë mënyrë, ju po e fshihni të vërtetën, edhe pse e dini. Përkryejeni namazin, jepeni zekatin dhe bini në ruku (falni namaz bashkë) me ata që bëjnë ruku!” [BEKARE 42 – 43]

Shpjegimi i ajeteve

– “Mos e mbuloni të vërtetën me të pavërtetën! Në këtë mënyrë, ju po e fshihni të vërtetën, edhe pse e dini.” – Allahu i Lartësuar ndaloi shtrembërimin e të vërtetës dhe fshehjen e saj; Ai porosit që të mos përzihet e vërteta me të kotën dhe që e vërteta të shfaqet e qartë dhe e dukshme. Pra, mos e përzieni fenë e jehudëve dhe fenë e krishterëve me Islamin, dhe ju e dini mirë që feja e jehudëve dhe e të krishterëve është transformuar dhe se Islami është feja e vërtetë.

Nga Ibn Abasi është përcjellë se fshehja e së vërtetës nënkupton fshehjen e lajmeve që ndodhen në duart e jehudëve rreth përshkrimit të Muhamedit a.s dhe Shpalljes, që ai do të sillte ndër njerëz. Këto informacione ata i kanë të shkruara në Teurat, që e kanë në duart e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “… edhe pse e dini …”, pra, edhe pse e dini mirë se cila është e vërteta. Por ka mundësi që kuptimi të jetë: edhe pse e dini mirë se sa e dëmshme dhe fatale është kjo për ju dhe për njerëzit që ju i mashtroni. E dini mirë se ky devijim i njerëzve nga udha e drejtë dhe e vërteta, duke ua pështjelluar dhe përzier të vërtetën me të kotën, për ta bërë të pranueshme ndër ta, përfundimin e ka në zjarr.”

– “Faleni namazin, jepeni zekatin dhe bini në ruku (falni namaz bashkë) me ata që bëjnë ruku!” – Allahu i urdhëroi ata për të falur namaz, veçse pasi i urdhëroi për të besuar fillimisht në Shpalljen dhe argumentet e shumta që Muhamedi a.s solli nga Zoti, sepse namazi nuk është i saktë pa imanin e saktë. Po kështu edhe zekati agjërimi dhe haxhi. Besimi në Muhamedin a.s dhe në Shpalljen që ai solli nga Zoti, është themel i domosdoshëm për çdo punë që ajo të quhet e saktë dhe e pranueshme. Allahu i Madhëruar i urdhëroi ata për zekatin dhe që atë t’ia jepnin Profetit a.s.

Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: “…dhe bini në ruku (falni namaz bashkë) me ata që bëjnë ruku!” Pra, jini të pranishëm së bashku me besimtarët në më të bukurin dhe të mirin adhurim, namazin. Ky është urdhër për namaz me xhemat, prandaj shumë dijetarë sjellin këtë ajet për të argumentuar se namazi me xhemat është i detyrueshëm.

TEFSIR IBN KETHIR

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit