-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Zbulohen 1000 super-emetues të metanit kërcënues për klimën

Më të lexuarat

The Guardian: 55 “bomba metani” në botë, vende për nxjerrjen e lëndëve djegëse fosile

Më shumë se 1,000 vende “super-emetuese” në botë lëshuan metan në atmosferë në vitin 2022, kryesisht nga rafineritë, dhe në vendin më të keq ndotja ishte e barabartë me atë të prodhuar nga 67 milionë makina në lëvizje, raportoi The Guardian.

Lëshimi më i madh i metanit prej 427 tonësh në orë ka ndodhur në gusht, pranë bregut të Kaspikut në Turkmenistan,.

Vendet ku janë zbuluar super-emetuesit me ndihmën e satelitëve ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusi dhe Turkmenistan, ku sipas The Guardian ka më shumë objekte që përdorin lëndë djegëse fosile.

Gazeta londineze thekson se ka 55 “bomba metani” në botë, vende për nxjerrjen e lëndëve djegëse fosile, ku çlirohen sasi metani që janë ekuivalente me emetimet e gazrave të dëmshëm që do të lëshohen në SHBA në 30 vitet e ardhshme.

Emetimet e metanit përbëjnë 25 për qind të ngrohjes globale dhe sipas hulumtimeve të shkencëtarëve, ka pasur një rritje të mprehtë që nga viti 2007.

Kërcënimi më i madh

Ky përshpejtim mund të jetë kërcënimi më i madh për mbajtjen e ngrohjes globale nën 1.5 gradë.

Veprimi i shpejtë do të ngadalësonte në mënyrë drastike ngrohjen globale, pasi metani zgjat vetëm një kohë të shkurtër në atmosferë.

Ulja e emetimeve me 45 për qind deri në vitin 2030, e cila, sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, është e realizueshme, do të parandalonte një rritje të temperaturës globale me 0.3 gradë.

Prandaj, emetimet e metanit përfaqësojnë një kërcënim të madh për njerëzimin, por edhe një mundësi të artë për të luftuar me vendosmëri ndryshimet klimatike, shton gazeta londineze.

“Rritja aktuale e emetimeve të metanit duket e frikshme. Përshpejtimi i emetimeve të metanit është ndoshta sfida më e madhe për të përmbushur objektivat e Marrëveshjes së Parisit. Nuk është e vështirë të shihet se heqja e super-emetuesve do të ngadalësonte rritjen e metanit”, tha John Nisbet nga Universiteti i Londrës.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, tha se emetimet e metanit ishin ende shumë të larta, veçanërisht për shkak se ulja e metanit, tha ai, ishte ndër opsionet më të lira për kufizimin e ngrohjes globale afatshkurtër. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit