TIRANE – Një zjarr i përmasave të madha ka përfshirë mëngjesin e sotëm një nga godinat e vjetra të ish-Kinostudios, në kryeqytet.
Burime të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një studio audio-vizuale në ish-Kinostudio, ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Tre makina zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve në godinë, të cilat kishin marrë përmasa të mëdha.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.BV/kohaislame