0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ministri turk i mjedisit: Ka përfunduar 80 për qind e vlerësimit të dëmeve në zonat e tërmetit

Më të lexuarat

Autoritetet kanë përfunduar 80 për qind të vlerësimit të dëmeve në zonën e tërmetit në Turqinë jugore pas lëkundjeve të fuqishme të 6 shkurtit, njoftoi ministri i mjedisit i vendit, Murat Kurum.

“Pjesa tjetër do të përfundojë shpejt në ditët në vijim”, tha Kurum, ministër i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve klimatike, për Deskun Editorial të Anadolu-s në provincën Adıyaman të goditur nga tërmeti.

Personel prej 7.300 personash po punojnë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmetet që tronditën 11 provinca.

Kurum tha gjithashtu se shkatërrime ose dëmtime janë raportuar në rreth 164.000 ndërtesa dhe 518.000 njësi individuale.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaraş, tronditën gjithashtu provincat Gaziantep, Hatay, Adıyaman, Malatya, Kilis, Adana, Diyarbakır, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ. Rreth 13,5 milionë njerëz u prekën nga tërmetet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit