Drejt Turqisë janë nisur sot edhe dy kamionë me ndihma të ndryshme për familjet e prekura nga tërmetet shkatërrimtare, raporton Anadolu.
Ndihmat janë mbledhur nga Fondacioni ALSAR, nën kujdesin e Ambasadës turke në Tiranë, ndërsa konsistojnë në gjeneratorë, ngrohës, jorganë, dyshekë, rroba dhe materiale të ndryshme higjienike.
I pranishëm në nisjen e ndihmave nga Qarku i Durrësit ishte edhe Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, i cili në një deklaratë për Anadolu rikujtoi se pas fatkeqësisë së tërmetit në Turqi më 6 shkurt, vendi vëllazëror Shqipëria është mobilizuar.