-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Blinken: Kuptojmë shqetësimet e sigurisë të Türkiyes

Më të lexuarat

Pas takimit të tij me homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në Kompleksin Presidencial në Ankara, Blinken dhe Çavuşoğlu mbajtën një konferencë të përbashkët për media

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, theksoi se aftësia e përbashkët operacionale e Türkiyes dhe NATO-s është gjithmonë e rëndësishme për ta, raporton Anadolu.

Pas takimit të tij me homologun turk, Mevlüt Çavuşoğlu, në Kompleksin Presidencial në Ankara, Blinken dhe Çavuşoğlu mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Duke folur për procesin e shitjes dhe modernizimit të F-16 Türkiye-s, Blinken tha: “Administrata e Bidenit mbështet fuqimisht çështjen e modernizimit dhe shitjes së F-16-ve Türkiyes. Si një aleat i NATO-s dhe një vend mik, është shumë e rëndësishme që Türkiye të veprojë në nivelet më të larta lidhur me interesat tona kombëtare dhe interesat e aleancës. Aftësia e përbashkët operacionale në kuadër të NATO-s është e rëndësishme për ne”.

Sekretari i Shtetit Blinken tha po ashtu se SHBA-ja është e përkushtuar për të ofruar mbështetje për Türkiyen pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 6 shkurt.

YPG/PKK

Lidhur me një pyetje për mbështetjen që SHBA-ja i jep organizatës terroriste YPG/PKK, Blinken tha: “Kuptojmë shqetësimet legjitime të sigurisë të Türkiye-s lidhur me kufirin jugor. Jam i sigurt që edhe Türkiye i kupton shqetësimet tona të sigurisë lidhur me DAESH-in”, tha ai.

Duke nënvizuar se punojnë me Türkiyen për të parandaluar që DEASH-i të rifitojë terren, ai tha se i përgjigjen të dyja shqetësimeve në të njëjtën mënyrë.

Paralajmërim Kinës

Lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të Kinës për luftën Rusi-Ukrainë, Blinken theksoi: “Jemi të shqetësuar për synimin e Kinës për t’i ofruar mbështetje me armë Rusisë në luftën me Ukrainën”.

Blinken paralajmëroi se mbështetja direkte e armëve e Kinës për Rusinë mund të ndikojë në marrëdhëniet e Kinës me vendet e tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit