7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Biden nga Kievi: Kur Putini filloi pushtimin, mendoi se Ukraina është e dobët – u gabua rëndë

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden po qëndron në Kiev, një vizitë e paparalajmëruar nga ku rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainë, ku edhe paralajmëroi pakon e re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 500 milionë dollarë si dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

“Derisa bota po bëhet gati të shoh shënimin e një vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës, sot jam në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas për të konfirmuar përkushtimin ndaj demokracisë së Ukrainës, sovraniteti dhe integritetit territorial”, ka bërë të ditur Biden, transmeton Telegrafi.

“Kur Putin para gati një viti filloi pushtimin, mendoi se Ukraina është e dobët dhe se Perëndimi është i ndarë. Por ka gabuar rëndë”, shtoi presidenti amerikan.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Biden ka konfirmuar pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke theksuar se në fund të kësaj jave, qeveria amerikane do të “paralajmërojë sanksione shtesë ndaj elitës ruse dhe kompanive që po tentojnë ta ndihmojnë Rusinë në luftën në Ukrainë.

Biden nisi udhëtimin për në Kiev me tren duke u nisur nga Polonia, ndërsa prezenca e tij në kryeqytetin ukrainas ka bërë që të rriten në maksimum masat mbrojtëse. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit