0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Bashkësia Islame në Mal të Zi mblodhi 120 mijë euro për Türkiyen dhe Sirinë

Më të lexuarat

Në organizimin e Mexhlisit janë grumbulluar dhjetëra kamionë me rroba, këpucë dhe gjëra të tjera të nevojshme jetësore, të cilat do të arrijnë deri te njerëzit që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti shkatërrues.Bashkësia Islame në Mal të Zi mblodhi 120 mijë euro për Türkiyen dhe Sirinë

Bashkësia Islame në Mal të Zi mblodhi rreth 120 mijë euro për ndihmë për popullin e Türkiyes dhe të Sirisë nëpërmjet aktiviteteve bamirëse të mbajtura të premten, pas faljes së xhumasë në të gjitha xhamitë e vendit.

Shuma e mjeteve që janë mbledhur në llogaritë bankare do të publikohet veçmas.

Në organizimin e Mexhlisit u mblodhën dhjetëra kamionë me rroba, këpucë dhe gjëra të tjera të nevojshme jetësore, të cilat do të arrijnë deri te njerëzit që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti shkatërrues.

Nga Bashkësia Islame shprehin mirënjohjen e tyre për të gjithë donatorët që iu përgjigjën aksioneve të grumbullimit të ndihmave.

“Allahu i bekoftë të gjithë donatorët tanë dhe i shpërbleftë me bollëk, na shpëtoftë nga tundimet që nuk mund t’i durojmë”, thotë Bashkësia Islame e Malit të Zi.

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 të shkallës Rihter goditën pjesët jugore të Türkiyes me epiqendër Kahramanmaraş më 6 shkurt dhe ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me zell për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit