-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Marrëveshjet e Procesit të Berlinit, Szunyog: Shpresoj në ratifikim të shpejtë nga Kuvendi

Më të lexuarat

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, sot ka bërë të ditur se gëzohet që Kosova po i afrohet ratifikimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.

Ai në një postim në Twitter shkruan se shpreson në një ratifikim të shpejtë nga Kuvendi.

Gëzohem të shoh që Kosova po i afrohet ratifikimit të marrëveshjeve nga Procesi të Berlinit për lirinë e lëvizjes dhe njohjen e kualifikimeve profesionale dhe akademike në Ballkanin Perëndimor.

Pas miratimit të projektligjeve nga Qeveria, shpresoj në një ratifikim të shpejtë nga Kuvendi”, shkruan shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ndryshe, një ditë më parë Qeveria e Kosovës ka miratuar tri projektligje që kanë të bëjnë me marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ekzekutivi i ka dhënë dritë të gjelbër Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, po ashtu ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit