-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çfarë është një pasgoditje – dhe pse ka rrëshqitje masive të dheut pas tërmetit në Turqi dhe Siri

Më të lexuarat

Dy tërmete të fuqishme dhe dhjetëra goditje të tjera kanë shkaktuar shkatërrime të pallogaritshme në pjesë të ndryshme të Turqisë dhe Sirisë.

Dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet në më shumë se 20 mijë persona, raporton skynews.

Tërmeti fillestar me magnitudë 7.8 shkallës të Rihterit u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 6.7, vetëm 11 minuta më vonë, transmeton Telegrafi.

Një tërmet tjetër – pothuajse po aq i fortë sa i pari, me magnitudë 7.6 ballësh – goditi zonën e njëjtë, disa orë më vonë.

Çfarë i shkakton tërmetet?

Një tërmet shkaktohet nga ajo që njihet si një “rrëshqitje e papritur” në një vijë çarëse të tokës.

Pllakat tektonike të Tokës janë gjithmonë në lëvizje, por ato mund të ngecin në skajet e tyre për shkak të fërkimit, thotë Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Pikërisht kur ky tension në skaje e kapërcen fërkimin, ndodh një tërmet, duke çliruar energji që udhëtojnë nëpër koren e Tokës dhe shkaktojnë lëkundjet në sipërfaqe.

Tërmeti i djeshëm goditi zonën e Anatolisë Lindore, e cila shtrihet nga Turqia lindore në atë jug-qendrore.

Alex Hatem, një gjeolog kërkimor i USGS, tha në këtë rast se “një pllakë u zhvendos në perëndim ndërsa tjetra në lindje”.

Fatkeqësia në këto dyja vende mendohet të jetë shkaktuar nga ajo që njihet si “goditje-rrëshqitje”, e cila ndodh kur dy pllaka tektonike rrëshqasin horizontalisht mbi njëra-tjetrën.

Cili është ndryshimi midis një tërmeti dhe një pasgoditjeje?

Pasgoditjet janë një sekuencë tërmetesh që ndodhin pas “goditjes kryesore” të madhe në një çarje.

Ato priren të ndodhin pranë defektit ku ndodhi goditja kryesore dhe janë pjesë e “procesit të rirregullimit” pas rrëshqitjes kryesore në defekt, thonë shkencëtarët në USGS.

Intensiteti i tyre fillon të bie me kalimin e kohës pas goditjes fillestare, por mund të vazhdojnë për ditë, javë, muaj apo edhe vite.

Kur një tërmet goditi zonën e Anadollit Lindor në vitin 1822, pasgoditjet vazhduan gjatë gjithë vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.

Pasgoditja më e fortë pas tërmetit të djeshëm u regjistrua si një tërmet me magnitudë 7.5 ballësh.

Kjo është ajo që e bëri këtë një fatkeqësi kaq të rrallë dhe të pazakontë.

Hera e fundit që pati ndonjë lëkundje me fuqi të ngjashme në rajon ishte në vitin 1872.

Pasgoditja e madhe ndoshta u shkaktua nga tërmeti fillestar duke destabilizuar një çarje tjetër që kishte akumuluar gjithashtu tensione gjeologjike gjatë viteve.

Stephen Hicks, sizmolog në Kolegjin Universitar të Londrës, tha se ajo që Turqia dhe Siria kanë përjetuar është “lloji më i keq i tërmetit”.

Pse mund të ketë rrëshqitje masive të dheut pas tërmetit?

Profesor Bruce Malamud, ekspert për rreziqet natyrore dhe mjedisore në King’s College në Londër, paralajmëron se “qindra, nëse jo mijëra” rrëshqitje dheu tani mund të pasojnë tërmetin shkatërrues që ngjau në këto dy vende.

Reklama

null

Do të thotë se mijëra njerëz të prekur nga tërmeti mund të përballen me një rrezik të ri.

Lëkundjet e tokës nga tërmeti i fortë rrit mundësinë e rrëshqitjeve të dheut në zona të caktuara.

Nëse toka është e ngopur me ujë, veçanërisht pas reshjeve të mëdha, lëkundjet do të rezultojnë në më shumë rrëshqitje dheu se normalja.

Lexo po ashtu:

“Ti je hero,... mirëmëngjesi": Momenti kur një fëmijë u shpëtua teksa flinte nën rrënoja, pas tërmetit shkatërrues në Turqi

“Ti je hero,… mirëmëngjesi”: Momenti kur një fëmijë u shpëtua teksa flinte nën rrënoja, pas tërmetit shkatërrues në Turqi

“Si rezultat i tërmetit të Turqisë, agjencitë e menaxhimit të rreziqeve duhet të jenë gjithashtu të vetëdijshëm për rreziqet e tjera natyrore dhe kaskada me shumë rreziqe”, pohoi ai.

“Aktiviteti sizmik ka të ngjarë të shkaktojë qindra, nëse jo mijëra rrëshqitje dheu në orët ose ditët pas tërmetit dhe pasgoditjeve tjera”, deklaroi Malamud.

Reklama

null

Ata që organizojnë evakuimet në shkallë të gjerë të njerëzve do të duhet të jenë të vetëdijshëm se ata nuk transferohen në një zonë të sigurt.

Ndryshe, Turqia dhe Siria deri më tani kanë raportuar mbi 7200 persona të vdekur dhe dhjetëra mija të lënduar. /Telegrafi/

https://youtube.com/watch?v=ATgt05peL1M%3Ffeature%3Doembed
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit