12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Siri, numri i të vdekurve nga tërmetet rritet në 2.530

Më të lexuarat

Numri i të vdekurve në rajone të ndryshme të Sirisë është rritur në 2.530 ndërsa numri i të plagosurve në 4.645

Në tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilëve ishte qyteti Kahramanmaraş, numri i të vdekurve në rajone të ndryshme të Sirisë është rritur në 2.530 ndërsa numri i të plagosurve në 4.645, transmeton Anadolu.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar që nga 6 shkurti në provincat Idlib, Halep, Hama, Latakia dhe Tartus, të cilat u prekën nga tërmetet në Siri.

Sipas agjencisë së lajmeve të regjimit të Asadit SANA, 1.250 persona humbën jetën dhe 2.045 u plagosën në rajonet nën kontrollin e regjimit në provincat Halep, Latakia, Hama dhe Tartus.

Shumë ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan në zonat e kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë.

Sipas informacionit të përpiluar nga gazetarët e AA-së në terren nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), Mbrojtja Civile (Helmetat e Bardha), autoritetet lokale, institucionet shëndetësore dhe burimet lokale, thuhet se në rajonet e “Mburojës së Eufratit”, rajonin e “Degës së Ullirit” dhe në Idlib së paku 1.280 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2.600 persona janë plagosur.

Në zonat nën kontrollin e opozitës në përpjekjet e shpëtimit janë të përfshirë edhe pjesëtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit