-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Telegram ngushëllimi

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi kryetarit të DIJANET-it, prof. dr. Ali ef. Erbash, për shprehur solidaritetin e tij dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës me popullin turk pas tërmetit që ndodhi sot në disa zona të Turqisë.

Në telegramin e tij, Myftiu Tërnava, luti Zotin që të lënduarve t’u japë shërim, familjarëve të të vdekurve, Zoti t’u falë durim, ndërsa të vdekurit, Zoti t’i shpërblejë me Xhenet! Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës, ndan dhembjen me popullin turk dhe se është çdoherë me ju në çdo situatë.

Telegrami i plotë i Myftiut Tërnava:

Me dhembje të thellë morëm lajmin për tërmetin që goditi disa zona në jug të vendit tuaj.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ndan dhembje me vëllezërit e tyre turq pas tërmetit shkatërrues që goditi jugun e Turqisë në mëngjesin e sotshëm.

Andaj me këtë rast, e lusim Zotin xh.sh. që të vdekurit t’i shpërblejë me Xhenet, të lënduarit t’i shërojë sa më shpejtë, dhe familjarëve të të vdekurve, Zoti t’iu falë durim që ta kapërcejnë sa më lehtë këtë gjendje të rëndë.

Në këto çaste të vështira për popullin turk, Bashkësia Islame e Kosovës, por edhe tërë populli i Kosovës, ndan dhembjen dhe është me ju në çdo situatë. Andaj, pranoni ngushëllimet tona të përzemërta, me lutjet drejtuar Krijuesit Suprem që të falë mëshirë dhe durim për popullin tuaj në këto momente të vështira, për të tejkaluar sa më lehtë këtë gjendje të rënduar pas tërmetit të fuqishëm që goditi disa rajone të vendit tuaj!

KRYETARI

Myftiu Naim ef. Tërnava

Prishtinë, më 6 shkurt 2023

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit