3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ndizet situata: Putin dërgon ushtarë në Siri

Më të lexuarat

Fillimisht u tha se po dërgon vetëm armë.

Por tani mësohet se presidenti rus, Vladimir Putin ka dërguar edhe ushtarë në Siri.

Ushtarët rusë do të mbështesin trupat qeveritare të diktatorit Bashar al-Assad.

Këtë e bën të ditur agjencia Reuters.

Fillimisht raportohet se numri i ushtarëve rusë është i vogël.

Mendohet se ushtarët po ndihmojnë në ndërtimin e një aerodromi pranë qytetit Latakia.

Ai do shërbejë si një pikë mbështetje për sulmet e ardhshme nga ajri.

Qeveria amerikane ka reaguar e shqetësuar.

Një zëdhënëse e Pentagonit tha se ata po e ndjekin nga afër situatën.

Edhe Izraeli ka konfirmuar praninë e ushtarëve rusë në Siri.

Sipas Bild, Moska do të nisë këshut luftën kundër rebelëve islamikë.

Perëndimi druhet se këto armë dhe ushtarë rusë do të përdoren për të sulmuar edhe opozitën siriane.

Si pasojë, kriza e refugjatëve vetëm sa do përkeqësohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit