-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mediat maqedonase po merren me shqiptarët

Më të lexuarat

Thuajse çdo ditë mediat maqedonasen trajtojnë informacione në kontest negativ mbi shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe gjetiu.
Në numrin e të enjtes, gazeta në gjuhën maqedonase “Dnevnik”, trajton deklaratën e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jajaga mbi pranimin e 3000 refugjatëve sirian në territorin kosovar, transmeton Zhurnal.
Me titull: “Kosova nuk i do fëmijët e vet, kurse kërkon të kujdeset për të tjerët”, gazeta sjell si lustrim negativ për të kundërshtuar qëndrimin e presidentet kosovare, deklaratën e një refugjati të përkatësisë rome i cili nga koha e luftës së vitit 1999 në Kosovë, ka ngelur refugjat në Maqedoni.
Personi me emrin Muharem Gashi nga Fushë Kosova, i cili thuhet se tani e 13 vite e gjysmë jeton në Maqedoni me statusin e refugjatit, në bisedën telefonike me redaksinë e gazetës “Dnevnik”, ka injorizuar deklaratën e presidentes kosovare, Atifete Jajaga, duke shtuar se: “Propozimi i Jajagës është qesharak, sepse ai dhe shumë të tjerë tani e 13 vite e gjysmë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre sepse nuk janë të dëshiruar atje”, përcjell Zhurnal.
“Zhurnal”, hulumtoi rastin e Muharem Gashit dhe arriti deri tek informacionet se ai dhe shumë të tjerë u janë bashkëngjitur forcave paramilitare serbe duke terrorizuar popullatën vendase, dhe vetëm pasi hyri NATO në Kosovë dhe forcat serbe u larguan nga atje, këto familje kryesisht të komunitetit rom që përlyen duart me gjak, pa imponim por vetëm nga frika për veprat e kryera çnjerëzore kishin lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit