3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Shëtitorja përreth Xhamisë së Sahatit në Gostivar u shtrua me kalldrëm tradicionale

Më të lexuarat

Pas dy javëve punë, është shtruar me kalldrëm tradicionale të sjellë nga Italia, shëtitorja përreth Xhamisë së Sahatit në Gostivar. Mjeshtëri i punës së Gurit, Bardhul Miftari për Radio Vala theksoi se tashmë janë kryer 50% e punëve dhe do vijoje vendosja e pllakave prej guri përreth murit të xhamisë.

“Te xhamia do bëhet afër 500 metra katror kalldrëm të prodhuar në Itali, njëjtë si para objektit të komunës së Gostivarit. Do të rregullohen edhe muri rrethues brenda dhe jashtë bashkë me shtyllat, ku do vendosen pllaka guri. Gjithashtu do të rregullohet edhe shkallët para medresesë së vajzave dhe shtyllat te hyrja e xhamisë. Anësh do vendosen tehore prej graniti me gjatë prej 100 metra”, thekson për Radio Vala, mjeshtëri i punës së gurit, Bardhul Miftari, pronar i kompanisë “Porfidi  Ballkan”, i cili do ti kryej punët në terren.

Investimi bëhet me donacion të biznesmenit Bardhul Durmishi nga Fshati Zhuzhnjë – Reka e Epërme i cili punon në Trento të Republikës së Italisë, pronar i kompanisë “Balkan Porfidi & Construzioni S.R.L”, ndërsa komuna e Gostivarit mbulon shpenzimet e transportit dhe punën e  dorës për montimin e gurëve”.

Mjeshtëri, Bardhul Miftari thotë se punët do të përfundojnë gjatë këtij viti.  Gjatë vitit 2014, me donacion po të Bardhul Durmishit dhe me investim të komunës së Gostivarit u vendos kalldrëm tradicionale edhe në oborrin e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Xhamisë së Sahatit dhe Medresesë së vjetër të qytetit. Donacioni dhe investimi kalojnë vlerën mbi 100 mijë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit