Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin dhe Raisi në një bisedë telefonike diskutuan lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë edhe bashkëpunimin në fushën e transportit dhe energjisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi diskutuan për çështjen e Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Putin dhe Raisi në një bisedë telefonike diskutuan lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë edhe bashkëpunimin në fushën e transportit dhe energjisë.
Në bisedën ku u diskutua edhe çështja e Sirisë, u theksua rëndësia e vazhdimit të koordinimit të ngushtë në formatin Astana si mekanizëm kyç në zgjidhjen e kësaj.
Po ashtu u vendos që të vazhdohen kontaktet në nivele të ndryshme.