3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shpresat te Delli

Më të lexuarat

Dy partitë nënshkruese të marrëveshjes për tejkalimin e krizës presidenciale, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re shpresat e fundit i kanë tek ambasadori amerikan Christopher Dell, i cili, sipas tyre, do të duhej të insistonte për respektimin e marrëveshjes pikë për pikë.
Ata konsiderojnë se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është produkt i marrëveshjes politike midis tre liderëve politikë dhe se sipas tyre, ai produkt nuk është palë por rezultat, shkruan “Zëri”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërcënuar partinë në pushte PDK-në, se në rast se presidentes i zgjatet mandati dhe shkelet marrëveshja, LDK nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe do të kërkojë llogari nga ambasadori amerikan, Christopher Dell.

Ndërkaq, vetë kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se si person nuk është destruktiv, mirëpo ai shtoi se njerëzit pavarësisht veprimit ekonomik apo politik, duhet të jenë principiel.

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu ka thënë se nuk do të flasë për këtë temë, derisa nuk e përfundon punën e saj Gjykata Kushtetutese.

Analistët politikë vlerësojnë se Isa Mustafa u përdor si shtysë për të tejkaluar një moment që ishte gati i patejkalueshëm dhe partitë në pushtet janë duke e “rrahur” Mustafën me shkopin që e ka gdhendur vetë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit