-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

BESA ndërton urën në Kumanovë, që u harrua nga pushteti

Më të lexuarat

Aktivistë të Lëvizjes Besa në Kumanovë kanë filluar punimet për ndërtimin e një ure që është rrënuar para 7-8 muajve, nga niveli i lartë i ujit. Ata kanë vendosur vullnetarisht të ndërtojnë këtë urë, sepse kanë qenë të kota apelet deri te pushteti lokal dhe qendror që ët ndërtohet kjo urë e cila lidh një pjesë të lagjes “Bahçet” ku jetojnë 500 banorë, me pjesën tjetër të qytetit.

“Për shkak të mos ndërtimit të urës, banorët e kësaj lagje kanë qenë të izoluar dhe për të dalë në qendër të qytetit është dashur të rrezikojnë dhe të kalojnë nëpër urën gati tërësisht të rrënuar, ose të bëjnë rrugë trefish më të gjatë. Para ca kohe një fëmijë duke kaluar urën është rrëzuar dhe për pak ka mund të humbë jetën. Falënderojmë rinitarët e Lëvizjes Besa që morën këtë iniciativë, sepse po të mbetej për pushtetin, ajo nuk do të ndërtohej edhe me vite të tërë”, thotë përfaqësuesi i Këshillit vendor të kësaj lagje, Asllan Fazliu.

Është interesant se edhe para disa viteve kjo urë nuk është ndërtuar nga autoritetet, por me kontribut të biznesmenit Lutfi Hyda, që tregon neglizhencën e autoriteteve për këtë pjesë të qytetit të banuar kryesisht me shqiptarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit