4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A duhet të shohë bebeja televizor?

Më të lexuarat

Kohët e fundit kanë dalë në treg video DVD për bebet dhe gjithashtu dëgjojmë dhe shohim se ka prorame televizive për bebet. Po a është e drejtë që një bebe të shohi televizor dhe a ka dobi për të?

Në lidhje me këtë temë është publikuar një artikull në revistën “The Journal of Pediatrics” sipas të cilit bebet 8-16 muajsh që shihnin këto programe kishin një fjalor fjalësh me rreth 6-8 fjalë më pak se ata që nuk i ndiqnin po të një moshe. Kurse mes bebeve 17-24 muajsh nuk pati ndonjë ndryshim. Sigurisht që bebet në këtë moshë delikate kur ata fillojnë dhe zgjerojnë fjalorin e tyre janë më të hapur karshi ndikimeve negative. Kushti i padiskutueshëm për zhvillimin e gjuhës tek një bebe nën 2 vjeç është kontakti me njerëzit. Çdo gjë e parë në televizor mendohet se nuk do të ketë ndikim pozitiv tek ata. Llojet e programeve që përmendëm mund të jenë të dobishëm për fëmijët parashkollor. Më e mira është që në këtë periudhë kaq të rëndësishme për zhvillimin mendor të bebit (0-2 vjeç) ai të mos njihet hiç me televizorin./Dr.Nurian Ohri/mjeku24/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit