-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mësimi 37 – Disa rregulla mbi Kurbanin

Më të lexuarat

Muhamedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Nëse shikoni hënën e Dhul Hixhes, e ndonjëri prej jush dëshiron të therë Kurban, të mos i presë thonjtë dhe flokët e tij.” (Shënon Muslimi)

Muhamedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Therni vetëm ato dele që e kanë mbushur vitin, e nëse nuk keni mundësi, therni gjashtë muajshe.” (Shënon Muslimi)

Muhamedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush e ka therur Kurbanin përpara namazit, le të therë tjetër pas namazit, e kush e ka therur pas namazit i ka plotësuar adhurimet dhe e ka qëlluar traditën e muslimanëve.” (Shënon Muslimi)

Muhamedi, sallallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Hajeni, ruajeni dhe jepeni sadaka”. (Shënon Muslimi)

 

Shpjegim:

Ai i cili ka bërë nijet të therë Kurban, me futjen e hënës së Dhul Hixhes, nuk duhet të presë flokët. Kafshët që theren për Kurban Bagëtitë, qofshin bagëti të trasha apo të imëta pra: lopët, devetë, delet, dhitë. Koha e prerjes është pas namazit të bajramit. Pëlqehet që kurbani të ndahet në tri pjesë 1\3 për familjen, 1/3 për dhuratë 1/3 për sadaka. Kështu vepronin edhe të parët tanë të mirë.

 

Dobi:

Kush dëshiron të prej kurban leti përmbahet porosive profetike.
Kurbani relaizohet në bagëtitë e caktuara.
Preferohet ndarja e kurbanit në tre pjesë.

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit