0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

PSE GRUAJA LIND DUKE QENË E ZGJUAR

Më të lexuarat

Pse gruaja lind duke qenë e zgjuar?!

Pse Hava, alejha selam, u krijua nga Ademi, alejhi selam, e ai ishte duke fjetur, kurse ajo kur lind, lind e zgjuar!

A e dini sebepin??!

Thuhet se burri kur ndjen dhembje, e urren atë, kurse tek gruaja ndodh e kundërta, ajo kur ndjen dhembje, asaj i shtohen dashuria dhe ndjenjat.

Po të ishte krijuar Hava nga Ademi, alejhi selam, duke qenë ai i zgjuar, ai do të ndjente dhembje me daljen e saj nga brinji i tij, e kështu do ta urrente atë, mirëpo ajo u krijua nga ai duke fjetur që mos të ndjen dhembje dhe mos ta urren atë!

Ndërkohë, gruaja kur lind e zgjuar dhe para saj e sheh vdekjen, asaj i shtohen emocionet dhe e do fëmijën e saj, madje e flijon jetën e saj për të!

O ti mashkull, mos u tall me ndjenjat e femrës. Ajo u krijua në këtë formë dhe në këtë gjendje është e bukur. Ti ke nevojë për të ashtu si është, mos luaj me ndjenjat e saj.

Kurse ti motër mos u mërzit nëse të ofendojnë! Për ndjenjat e tua ka nevoja dynjaja e tëra. Ti je gjysma e shoqërisë e cila e ndërton edhe gjysmën tjetër të saj!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit