-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

VLERA E DEVOTSHMËRISË

Më të lexuarat

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا

 

O njerëz!

Frikësojuni Allahut, i Cili ju krijoi prej një individi, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë mashkuj e femra. Dhe frikësojuni (bëhuni të devotshëm) Allahut, me emrin e të cilit, ju i kërkoni njëri-tjetrit diçka dhe i ruani lidhjet farefisnore. Se, Allahu, me të vërtetë, është përherë mbikëqyrës i juaji.” (Nisa: 1).

 

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ

” O besimtarë! – frikësojuni Alahut ashtu si duhet t’i frikësoheni dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!.”
(Imran: 102).

 

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَلْتَنْظُرْ نَفْسٌ مَا قَدَّمَتْ لِغَدٍ ۖ وَاتَّقُوا اللَّهَ ۚ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ

” O besimtarë, frikësojuni Allahut, dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen, duke mos e kundërshtuar Allahun, sepse, Ai di çdo gjë që punoni ju.”
(Hashr: 18).”

 

وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ابْنَيْ آدَمَ بِالْحَقِّ إِذْ قَرَّبَا قُرْبَانًا فَتُقُبِّلَ مِنْ أَحَدِهِمَا وَلَمْ يُتَقَبَّلْ مِنَ الْآخَرِ قَالَ لَأَقْتُلَنَّكَ ۖ قَالَ إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ

” Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo.
Tha – njëri: “Tu gjithsesi do të mbysë”.
Tjetri tha: “ Allahu pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh(vetëm prej atij që është i devotshëm).”
(Maide: 27).”

 

وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا. وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ .
E kush i frikësohet Allahut, Ai i bënë rrugëdalje atij, dhe e furnizon atë prej nga nuk e pret.”
(Talak: 2 – 3).

 

وَلَقَدْ وَصَّيْنَا الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ مِنْ قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ اتَّقُوا الله.
” Na u kemi rekomanduar (porositur) atyre, të cilëve u është shpallur Libri para jush dhe juve: “ Frikësojuni Allahut!
E, nëse mohoni (do të ndëshkoheni).”
(Nisa: 131).

 

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنْ تَتَّقُوا اللَّهَ يَجْعَلْ لَكُمْ فُرْقَانًا وَيُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ۗ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ

” O besimtarë!
Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (të bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë.
Allahu është bamirës i madh.”
(Enfal: 29).

 

ذَٰلِكَ الْكِتَابُ لَا رَيْبَ ۛ فِيهِ ۛ هُدًى لِلْمُتَّقِينَ

” Ky libër, është i padyshimtë, udhëzues për të(të devotshmit) gjithë ata që i frikësohen dënimit të Allahut.”
(Bekare: 2).

 

تِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي نُورِثُ مِنْ عِبَادِنَا مَنْ كَانَ تَقِيًّا

” Ky është xhenneti që ia japim në trashëgim robërve Tanë, të cilët(janë të devotshëm) janë ruajtur nga mohimi.”
(Merjem: 63).

 

وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ

” Dhe, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve(të devotshëm).”
(Shuara: 90).

 

Transmetohet nga Ebu Dherri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Frikësoju Allahut kudo që të jesh, dhe pas çdo veprimi të keq pasoje një veprim tê mirë (sepse veprimi i mirë e shlyen të keqin) si dhe sillu me njerëzit me moral të mirë.” (Shënon: Tirmidhiu: 1987, dhe thotë se hadithi është hasen (i mirë).

 

Komentim i përgjitshëm:

Takvallëku apo devotshmëria është:
Të vendosësh një perde mes teje dhe dënimit të Allahut, duke i vepruar urdhëresat e Allahut si dhe duke u larguar nga ndalesat e Allahut.

Devotshmëria është përmbledhja e çdo mirësie(e të gjitha punëve të mira) në dunja dhe ahiret.

Allahu i porositi ata që ishin para nesh, neve dhe ata që do vinë pas nesh që të pajisen me devotshmëri.

Allahu na lajmëroi se veprat e mira i pranon vetëm nga ata që janë të devotshëm.

 

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

1. Vlera e devotshmërisê në sheriatin e Allahut.

2. Devotshmëria është pêrmbledhja e të gjitha punëve të mira.

3. Devotshmëria është shkak i zgjerimit të rrizkut.

4. Devotshmëria është shkak për tejkalimin e vështirësive dhe shpëtimin nga sprovat e ndryshme.

5. Devotshmëria është nga shkaqet kryesore të fitmit(të Xhenetit) apo hyrjes në Xhenet.

 

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit