4.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

I HUMBUR ËSHTË AI QË E HARRON ALLAHUN

Më të lexuarat

Dr. Aid el Karni, Allahu e ruajt, rrëfen dhe thotë: Para disa vitesh udhëtova prej Riadit (kryeqyteti i Arabisë Saudite) për në qytetin e Damamit (qytet tjetër në Arabinë Saudite).

 

Në aeroport arrita në mesditë dhe, pasi që shoku im që doja ta takoja ishte në punë, e mora një makinë dhe u nisa drejt hotelit. Kur hyra në hotel, e vërejta se nuk kishte shumë njerëz dhe vizitorë. Personeli mi dha çelësat e një dhome në katin e katërt të hotelit, larg personelit dhe syve të njerëzve, dhe nuk kisha shoqërues me vete në këtë udhëtime e as në hotel!


U futa në dhomë, dhe çantën e lash mbi krevat, dhe hyra në tualet të marr abdes. Pasi që morra abdes u afrova ta hapi derën, mirëpo e gjeta të mbyllur, nuk hapej! Tentova ta hapi derën me gjitha mënyrat, mirëpo pa sukses!

Fillova ta rikujtoj Allahun e Madhëruar! Mbeta në këtë vend të errët, të ngushtë, pa dritare që depërton drita nëpërmjet saj, pa telefon që ta thërras ndokënd, pa shoqërues me mua në dhomë!! Filluan djersët të më mbulojnë, zemra të më rreh shpejt dhe trupi të më rrëqethet. Kjo, ngase isha në vend të çuditshëm e të huaj, çdo gjë ndodhi papritmas dhe s’kisha mundësi ta lajmëroj askënd se çfarë po ndodh me mua! 

Në ato momente m’u kujtuan shumë gjëra dhe përjetime dhe momente të kaluara në jetë. E tërë jeta më sillej nëpër mend! 

Në fund mendova t’i bie derës dhe ta lëvizë nga vendi, dhe me të vërtetë, fillova t’i bie me këtë trup të dobët dhe të pamundshëm. E vërejta se copa e hekurit hapej ngadalë-ngadalë, si akrepi i orës, dhe fillova t’i bie edhe më fort, dhe çdo herë kur lodhesha, u ndalsha dhe pushoja, dhe prapë vazhdoja. Në fund, me ndihmën e Allahut, dera u hap!! 

Mu duk sikur të dilja nga varri! Brenda qëndrova afro 20 minuta, po sikurse të ishin 3 dritë! 

E falënderova Allahun për atë që ndodhi. 

Kjo ishte një mësim që ta rikujtoj dobësinë e njeriut, dhe mundësitë e pakta që i ka, dhe takimin e tij me vdekjen, dhe e rikujtova mangësinë tonë në vete dhe në jetë, dhe se si e harrojmë ahiretin aq lehtë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit