-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

MOS QAJ!!

Më të lexuarat

Mos qaj nëse sprovohesh me sëmundje.. çdo minutë që vuan në të, pastrohesh nga gjynahet e tua!!

Mos qaj nëse nga ti iku shoku më i dashur dhe nuk ta sqaroi shkakun e ikjes së tij.. në fakt ai të humbi, e jo ti atë!!

Mos qaj nëse e zbulon se njeriu më i afërt tek ti, është armiku i jot më i madh.. po falënderoje Allahun që nuk jetove në shkujdesje tërë jetën tënde!!

Mos qaj nëse të dëmton ai që i bëre mirë.. nuk je i pari që dëmtohesh.. më mirë të jesh i dëmtuar e jo dëmtues!

Kështu është jeta!! E përzierë, me dashuri, me lot, me ndarje, me largim!

Le të përpiqemi me gjithë atë që e posedojmë nga fuqia, që të përmbahemi kundër atyre  situatave, të cilat na shkatërrojnë dhe na dobësojnë!!

Jeta është shumë më e bukur, sesa ta kalojmë atë që na mbeti nga ajo, në vuajtje dhe lot për atë që e humbëm! Dhe në anën tjetër, ai, as që i llogarit me asnjë llogari ato lot të derdhura!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit