-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pse media franceze ironizon Macron

Më të lexuarat

Një karrikaturë në fillimvit për njeriun e Elysse-s

Me xhaketë, kravatë, por dhe me mbathje banje, si dhe me dy freskues të vegjël që i fryjnë në këmbë, presidenti francez Emmanuel Macron është karikaturuar në faqen e parë të gazetës Liberation, duke dërguar urimet e Vitit të Ri nga zyra e tij në Elysee.

Duke komentuar me ton ironik mënyrën sesi qeveria Macron e merr seriozisht çështjen e ndryshimeve klimatike, gazeta franceze i referohet mesazhit të Macron për Vitin e Ri, duke shkruar në mënyrë karakteristike:

 “Dëshirat e Emmanuel Macron, një tjetër mundësi e humbur klimatike”.

Duke e fokusuar pjesën më të madhe të fjalimit të tij të shtunën në reformimin e sistemit të pensioneve, presidenti francez, siç bën shpesh, minimizoi edhe një herë rrezikun e ngrohjes globale duke e anashkaluar çështjen, komenton botimi, duke shtuar:

“Secili prej nesh ka prioritetet e veta. Duke iu drejtuar popullit francez të shtunën mbrëma, qiramarrësi i Elysee dërgoi një mesazh të qartë: Ai donte të siguronte bashkëqytetarët e tij se do të nisë menjëherë reformën në sistemin e pensioneve. Qeveria e Parisit pritet të prezantojë masat e reja më 10 janar. Çështja është padyshim shumë e rëndësishme, por gjithashtu ndan qytetarët.

Megjithatë, si mund të mos shqetësohet kur me ardhjen e Vitit të Ri, dalim vetëm me këmishë dhe nuk ftohemi? Si mund të mos buzëqeshë dikush që në 1 janar mund të notojmë sikur të ishte verë e nxehtë, sikur të ishim në mes të gushtit?

Si të mos kemi frikë nga rritja mesatare e temperaturës prej 8.3 gradë Celsius në këtë kohë në krahasim me vitet e mëparshme? Ditët jashtëzakonisht të ngrohta për këtë sezon na kujtojnë më shumë se kurrë se çështja e luftimit të ngrohjes globale është tashmë e domosdoshme”.

Emmanuel Macron, gjatë fjalimit të tij televiziv, natyrisht iu referua “krizës klimatike me rezultate spektakolare” dhe kësaj “beteje” të tranzicionit ekologjik që “duhet të fitojmë”.

“Nga fillimi i janarit hyjnë në fuqi edhe masat e reja të qeverisë…Por edhe një herë kreu i shtetit francez humbi rastin me dëshirat e tij për të na bindur se çështja e ndryshimeve klimatike do të jetë një prioritet absolut për qeverinë”, thekson gazeta.

Duke preferuar për të përcjellë mesazhin e tij kryesor për pensionet, duke e përqendruar fjalimin e tij në vlerën e “punës”, Emmanuel Macron konfirmoi orientimin e tij ideologjik. Dhe, duhet të kemi frikë prej tij, sepse ai nuk është në lartësinë e sfidave me të cilat do të na kërkohet të përballemi, shkruan ashpër kolumnistja e gazetës franceze. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit