6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova dëshirojnë t’i forcojnë marrëdhëniet dypalëshe”

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla-Schwarz, theksoi se vendi i saj është i prirur për të rritur bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili ka shënuar progres në shumë fusha

Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al-Nahyan, me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, diskutuan mënyrat për “forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe WAM, Bin Zayed dhe Schwartz u takuan në EBA.

Në takim u diskutuan mënyrat e forcimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme dhe u shkëmbyen mendime për disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare me rëndësi të përbashkët.

Gjatë takimit, Bin Zayed theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosova kanë marrëdhënie dypalëshe të zhvilluara dhe theksoi se të dy vendet dëshirojnë të rrisin bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat.

Bin Zayed nënvizoi rëndësinë e promovimit të dialogut të përbashkët në interes të popujve të dy vendeve.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla-Schwarz, gjithashtu theksoi se vendi i saj është i prirur për të rritur bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili ka shënuar progres në shumë fusha.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit