Njeriu i fundit që do të kalojë Siratin do të rrëshqasë, do të bjerë, do të ngrihet përsëri, do të bjerë… e kështu me radhë gjatë gjithë rrugës. Ai do të jetë i ekspozuar ndaj mundimeve dhe vuajtjeve të mëdha, por përfundimisht do të kalojë. Kur ta kalojë, pas aq dhimbjesh e vuajtjesh, do t’i drejtohet Siratit dhe do t’i thotë:
“Lavdi atij që më shpëtoi prej teje!
Vërtet, Allahu më ka dhënë atë që nuk ia ka dhënë askujt tjetër: Unë e pashë dënimin tim me sytë e mi e Allahu më shpëtoi pas kësaj.”
Buhariu dhe Muslimi.
Çfarë i pret besimtarët pasi të kalojnë mbi Urën e Siratit?
Pejgamberi alejhis selam, ka thënë:
“Pasi të shpëtohen besimtarët nga zjarri dhe të kalojnë Urën e Siratit, ata do të ndalen në një vend që ndodhet në mes të Xhenetit dhe Zjarrit e i lajnë hesapet me njëri-tjetrin.
Kur ta zgjidhin atë dhe të pastrohen nga çdo gjë, do të lejohen të hyjnë në Xhenet.
Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, rruga për në vendbanimet e tyre në Xhenet do të jetë për ta më e qartë se sa rruga për në vendbanimet e tyre në këtë botë.”
Buhari
Allahu na shpëtoftë atë ditë!